Vllaznia e vajzave do ta nisë aventurën e saj në UEFA Women’s Champions League 2025/26 nga raundi i dytë kualifikues, falë koeficientit të mirë.
Në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nyon, Vllaznia është shortuar në grupin 4 të Champions Path, ku në gjysmëfinale do të përballet me ekipin bjellorus FC Dinamo BSUPC. Në gjysmëfinalen tjetër të këtij grupi do të luajnë Ferencvaros (Hungari) dhe fituesi i mini-turneut të raundit të parë, Winner CH-P Q1 Gr1.
Dy ekipet fituese në sfidat gjysmëfinale do të luajnë finalen së bashku dhe fituesi i këtij mini-turneu do të kualifikohet në fazën play-off të Champions League.
Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 27 gusht, ndërsa finalet për vendin e tretë/katërt dhe vendin e parë/dytë më 30 gusht. Të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
