Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            AKMC-qytetarëve:Tregoni kujdes! Ditët në vijim temperaturat arrijnë deri në 40 gradë
                            Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka paralajmëruar qytetarët për temperaturat ekstreme deri në 40°C që do të shfaqen në ditët në vijim. Përmes një njofimi zyrtar, AKMC thotë se këto temperatura shtojnë rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale. AKMC i ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. “Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, bazuar në parashikimet e IGJEO dhe ERCC paralajmëron se në ditët në vijim temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, duke rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale. U bëhet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore. Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta dhe tregoni kujdes me përdorimin...