Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Aksident i rëndë në vend/ Automjeti humb kontrollin dhe përplaset me një motoçikletë (Detajet)
                            Një aksident rrugor është regjistruar mbremjen e së hënës në superstradën Lezhë–Milot, në dalje të qytetit të Lezhës. Një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit. I dëmtuari është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes