Dëshmia e gazetarit për 2 prillin: Si më tregoi prokurori se Arben Brocin e qëlluan me shtizë!

Dëshmia e gazetarit për 2 prillin: Si më tregoi prokurori se Arben Brocin e qëlluan me shtizë!

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në “Dritare TV” Gëzim Gjyrezi, ish-gazetar në RTSH tregon detaje për gjyqin e masakrës së 2 prillit 1991 në Shkodër. Gjyrezi tregon se si shkoi në seancën e gjyqit si gazetar dhe se si prokurori i tregoi që Arben Brocin e kishin qëlluar me shtizë për të prishur gjurmët. “Kur u bë gjyqi i 2 prillit në Shkodër, kam shkuar atje si gazetar i RTSH bashkë me Bajram Hoxhën. Ato që bërtisnin “Liri, demokraci”, asnjërit nuk ia mbante të shkonte në gjyqin e Shkodrës. Kemi shkuar me Bajramin dhe kemi parë njerëz me revole dhe me bomba në brez, por ne nuk na luajti kurrkush. Gjyqi filloi në kinema Republika në Shkodër dhe unë njihja prokurorin që...