Procesi i vlerësimit në një tender me fond limit 750 milionë lekë apo 7.5 milionë euro ka lënë të pakënaqur një operator ekonomik që ka ankimuar procedurën e zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit në Komisionin e Prokurimit Publik.Në faqen e këtij institucioni nuk është bashkëngjitur shkresa e ankimuesit sikurse veprohet në procedurat standarde por nga të dhënat kryesore të raportuara mbi ankesën mësohet se bëhet fjalë për pretendimet e Advanced Business Solutions – ABS për fazën e vlerësimit të tenderit që u hap në shkurt të këtij viti.Në këtë procedurë fitues u shpall COMMUNICATION PROGRESS me një ofertë 679 milionë lekë apo rreth 6.8 milionë euro.Procedura në fjalë synon përmirësimin e sistemit informatik financiar të qeverisë. Qëllimi sipas dokumenteve të procedurës është përmirësimi i infrastrukturës hardware dhe SIFQ (Sistemi Informatik Financiar i Qeverisë) ku këto përmirësime duhet te rrisin performancen, sigurinë dhe efektivitetin e proceseve të punës.Projekti në fjalë synon arritjen e disa rezultateve nga ana e kompanisë fituese si:Përmirësim i infrastrukturës hardware (Furnizim, instalim, konfigurim)Përmirësim i sistemit të thesarit dhe përditësim i tij nga Oracle E-Business Suite R12 (12.1.3) ne sistemin e upgradeuar Oracle E-Business Suite R12 (12.2.13) ne version anglisht dhe shqip.Migrimi i të dhënave historike.Ruajtja e gjithë customizimeve/personalizime nga versioni aktual i sistemit në sistemin e përmirësuar.Trajnimin e përdoruesve (sipas metodës Trajno Trajnuesit) (Manualet e përdorimit për të gjitha modulet e sistemit, për institucionet online me SIFQ dhe ato offline. Manualet e përdorimit. Manuali konfigurimeve.Testimi i sistemit të përmirësuar (Scripts, etj)Procesi i mirëmbajtjes. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ankimohet tenderi 7.5 milionë euro për përmirësimin e sistemit të Thesarit
