Përfshirja e Kuvendit në fushatë? Reagon institucioni, por justifikimi ngre dyshime

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pak minuta më parë sa i përket skandalit të denoncuar këtë të mërkurë se në faqen e Kuvendit në rrjetet sociale është bërë një postim që e përfshin drejtpërdrejtë në fushatë.Zyra e Shtypit e Kuvendit justifikohet duke përmendur funksionet e institucionit të Kuvendit të Shqipërisë dhe mashtron duke thënë se shërbimet e Kuvendit, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, bazohen në parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë.
Kuvendi i Shqipërisë mashtron duke u shprehur se administrata dhe shërbimet, faqja dhe rrjetet sociale të tij nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë që pak orë më parë bëri një postim ku qartazi përfshihej në fushatën zgjedhore.
Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë bëri postimin në rrjetet sociale sot në mesditë. Skandali u dënoncua nga drejtuesi i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi.Më pas, postimi në faqen e Kuvendit është fshirë.
Në reagimin më të fundit, Kuvendi thekson se nuk është përfshirë në fushatë.
Kjo është një gënjeshtër.
Postimi i Kuvendit të Shqipërisë është një skandal i padëgjuar më parë në më shumë se 30 vite të demokracisë në vend.