“Do të ketë pasoja të përjetshme!”, bombardimi i centraleve bërthamore nga SHBA, reagon Irani…

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi, i dënoi sulmet amerikane si “të shëmtuara” dhe tha se Irani po rezervon “të gjitha opsionet për të mbrojtur sovranitetin e tij”.
“Ngjarjet e këtij mëngjesi janë të tmerrshme dhe do të kenë pasoja të përjetshme. Çdo anëtar i OKB-së duhet të alarmohet për këtë sjellje jashtëzakonisht të rrezikshme, të paligjshme dhe kriminale”, shkruan ai në një postim në X.
Araghchi shtoi se SHBA-të kanë “kryer një shkelje të rëndë” të kartës së OKB-së si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Bëhet me dije se Irani ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB- së.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!