Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoninë e tij solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një hap i madh drejt promovimit të librit dhe gjuhës shqipe në qytet. “Presheva flet – përmes librit!”, shkruan Sinani, duke vënë në dukje se ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd me mbështetjen e ambasadorit Bardhyl Canaj.“Ky panair, për herë të parë i organizuar nga Komuna e Preshevës, është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, të cilën e falënderojmë për mbështetjen financiare dhe morale”, shkruan ndër të tjera Sinani, duke e cilësuar këtë ngjarje si fryt të një projekti të ideuar që në vitin 2021 me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë botuesit pjesëmarrës dhe ka përshëndetur veçanërisht intelektualët dhe panelistët nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët me diskutimet e tyre do ta kthejnë këtë panair në një arenë të mendimit dhe bashkimit kombëtar.“Le të jetë kjo ngjarje fillimi i një tradite të përvitshme, një festë e mendjes shqiptare në Preshevë. Presheva flet më fort–përmes librit, përmes dijes dhe përmes dashurisë për gjuhën shqipe.”, thekson më tej kryetarja Sinani, duke e përmbyllur postimin me një mesazh të fuqishëm simbolik: “Presheva flet. Flet shqip. Flet me krenari. Dhe zëri i saj do të dëgjohet gjithmonë.”Panairi pritet të zhvillohet për disa ditë me aktivitete të ndryshme letrare, diskutime dhe promovime librash, duke sjellë një atmosferë të pasur kulturore në zemër të Luginës./ATSHMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë u çel me ceremoninë e tij solemne Panairi i Parë i Librit Shqip, një ngjarje që cilësohet si historike për kulturën dhe identitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi rëndësinë e kësaj nisme si një hap i madh drejt promovimit të librit dhe gjuhës shqipe në qytet. “Presheva flet – përmes librit!”, shkruan Sinani, duke vënë në dukje se ky panair është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd me mbështetjen e ambasadorit Bardhyl Canaj.“Ky panair, për herë të parë i organizuar nga Komuna e Preshevës, është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, të cilën e falënderojmë për mbështetjen financiare dhe morale”, shkruan ndër të tjera Sinani, duke e cilësuar këtë ngjarje si fryt të një projekti të ideuar që në vitin 2021 me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.Ajo ka shprehur mirënjohje për të gjithë botuesit pjesëmarrës dhe ka përshëndetur veçanërisht intelektualët dhe panelistët nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët me diskutimet e tyre do ta kthejnë këtë panair në një arenë të mendimit dhe bashkimit kombëtar.“Le të jetë kjo ngjarje fillimi i një tradite të përvitshme, një festë e mendjes shqiptare në Preshevë. Presheva flet më fort–përmes librit, përmes dijes dhe përmes dashurisë për gjuhën shqipe.”, thekson më tej kryetarja Sinani, duke e përmbyllur postimin me një mesazh të fuqishëm simbolik: “Presheva flet. Flet shqip. Flet me krenari. Dhe zëri i saj do të dëgjohet gjithmonë.”Panairi pritet të zhvillohet për disa ditë me aktivitete të ndryshme letrare, diskutime dhe promovime librash, duke sjellë një atmosferë të pasur kulturore në zemër të Luginës./ATSH
Panairi i Librit Shqip në Preshevë, Fillim i një tradite të përvitshme
