Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Përdorimi i ChatGTP mund të ulë aftësitë e të nxënit
Një studim i ri nga Instituti i Teknologjisë i Masaçusetsit (MIT) ngre shqetësime serioze mbi ndikimin e përdorimit të ChatGPT në aftësitë njohëse dhe procesin e të nxënit. Hulumtimi, i kryer nga MIT Media Lab, tregon se përdorimi ekskluziv i mjetit gjenerues të tekstit mund të shkaktojë rënie të angazhimit mendor, përvetësim të ideve sipërfaqësore dhe një lidhje më të dobët me përmbajtjen e prodhuar. Studiuesit ndanë pjesëmarrësit në tre grupe: një që përdorte vetëm ChatGPT, një tjetër që përdorte një motor kërkimi dhe një grup kontrolli që nuk përdorte asnjë mjet ndihmës. Përmes monitorimeve me elektroencefalogram (EEG) gjatë procesit të shkrimit, u zbulua se grupi që mbështetej vetëm te ChatGPT shfaqi aktivitetin më të ulët nervor dhe kishte vështirësi të kujtonte apo të njihte...