Ferma VIP në Vizion Plus dhe Tring, këtë edicion të dytë pati konkurentë disa prej artistëve më të mirë të Shqipërisë, por dhe të rinj tejet të lalentuar nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Secili prej tyre tregoi karakterin, lojën, forcën, mentalitetin e tij, por në fund të gjithë bashkë bënë atë që dinë të bëjnë më mirë, të prodhojnë art, duke shprehur përmes melodisë, tingujve dhe fjalëve me këngë të gjithë përjetimin e trye në këtë eksperiencë fantastike të tyre në Ferma VIP.
Një këngë e cila do të jetë HIT, jo vetëm për fermerët, por për të gjithë shqiptarët që për 3 muaj me radhë kanë ndjekur hap pas hapi çdo sfidë, përplasje, të qeshur, emocion apo thashetheme brenda fermës më ta famshme të shqiptarisë në dy kanale të dedikuara në Tring çdo orë të ditës dhe për plot 24 net çdo të hënë dhe të premte në ekranin e Televizionit Kombëtar Vizion Plus.
“Mall për Fermën”, kënga juaj, ndiqni ritmin …
