Ka startuar finalja e spektaklit të shumëndjekur “Ferma VIP 2” në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus si dhe në dy kanale të dedikuara në Tring.
Mbrëmja e sotme do të jetë mjaft e nxehtë, me plot emocione dhe surpriza nën moderimin e Luana Vjollca dhe dy opinionistëve pikantë, Kastro dhe Zhaku.
Vetëm pesë finalistë në garë për çmimin e madh. Kush do të triumfojë mes Big Mamës, Big Bastës, Erandit, Anduelit dhe Andres?
Ata u përzgjodhën përmes një kombinimi votimi nga publiku dhe sfidash gjatë spektaklit.
Një rol të rëndësishëm do të luajë edhe publiku në fatin e 5 finalistëve në rrugën drejt fitores. Televotiomi i hapur prej së hënës mund të ndryshojë gjithçka.
Gjatë rrugëtimit të Ferma VIP 2, publiku u bë pjesë aktive e ngjarjeve, duke ndjekur nga afër zhvillimet, përplasjet, momentet e reflektimit dhe krijimin e lidhjeve të reja mes konkurrentëve.
Edhe pse të pestë finalistët kanë arritur të fitojnë vëmendjen dhe mbështetjen e një publiku të gjerë, çmimi i madh do të shkojë vetëm te një prej tyre!
Zbuloni mbrëmjen e sotme një finale të jashtëzakonshme dhe fituesin/en e “Ferma VIP 2 në Vizion Plus dhe në linkun e YouToube.

Leave a Reply