Bënin “kërdinë” në vjedhje! Pranga 4 “skifterëve” në Fushë-Krujë, në kërkim 3 të tjerë

Bënin “kërdinë” në vjedhje! Pranga 4 “skifterëve” në Fushë-Krujë, në kërkim 3 të tjerë

Vihen në pranga 4 autorë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi. Mes të arrestuarve, njëri prej autorëve në kërkim për dy vepra të tjera penale. Si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët dhe hetimeve të kryera pas denoncimeve për vjedhje të ndodhura në Fushë Krujë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Formacioni”. Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan 7 pjesëtarë të një grupi kriminal në fushën e vjedhjes, njëri prej të cilëve i arrestuar më herët, të cilët dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në Fushë Krujë. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. B., 24 vjeç, (në kërkim dhe për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i...