Franca propozon borxh të përbashkët për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros

Udhëheqësit e BE-së diskutojnë masa për ta bërë euron më tërheqëse në tregjet globaleFranca ka lobuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian për të ndërmarrë masa shtesë me qëllim rritjen e profilit të euros si monedhë rezervë globale, si pjesë e fushatës së saj për më shumë huamarrje të përbashkët.Një deklaratë paraprake e BE-së, i kërkon institucioneve të bllokut, përfshirë Bankën Qendrore Europiane (BQE), “të eksplorojnë veprime për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros”.Kërkesa erdhi si pasojë e politikave të paqëndrueshme tregtare dhe ekonomike të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat kanë dobësuar rolin dominues të dollarit, duke krijuar hapësirë që monedha 25-vjeçare e Eurozonës të bëhet më tërheqëse për transaksione ndërkombëtare.Parisi argumenton se investitorët po kërkojnë një strehë të sigurt nga borxhi i Thesarit të SHBA-së, prandaj BE-ja duhet të emetojë më shumë borxh të përbashkët për të përmbushur nevojat e tregut.Franca dhe vende të tjera përfshirë Italinë dhe Spanjën, kanë kërkuar prej kohësh huamarrje të përbashkët në mënyrë që të shpenzojnë më shumë për prioritete si mbrojtja, pa rritur barrën e borxhit kombëtar.“Ka shumë mundësi që euro të luajë rol më të madh globalisht,” tha drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në një takim të ministrave të financave të BE-së në Luksemburg.Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, shkroi këtë javë se ky është “një moment global për euron”, megjithatë blloku duhet të reformohet për ta kapur këtë moment, përfshirë krijimin e një “ofrimi të bollshëm të aseteve të sigurta”.“Pavarësisht një pozicioni të fortë fiskal në tërësi, me një raport borxh ndaj PBB-së 89 % krahasuar me 124 % në SHBA, oferta e aseteve të sigurta dhe cilësore ka mangësi,” shkroi Lagarde. “Vlerësimet e fundit sugjerojnë se obligacionet sovrane në qarkullim me vlerësim të paktën AA përbëjnë më pak se 50 % të PBB-së në BE, ndërsa në SHBA janë mbi 100 %.”Një zyrtar i BE-së tha se kjo është një “lëvizje klasike e Lagardes, duke shtyrë idetë franceze” siç është huamarrja e përbashkët.Philip Lane, ekonomisti kryesor i BQE-së, tha se në Eurozonë ka një “mungesë të aseteve të sigurta” dhe se një mënyrë për të adresuar këtë do të ishte emetimi i obligacioneve të reja të përbashkëta, për të financuar projekte europiane.Megjithatë, një mundësi tjetër do të ishte krijimi i një “stoku më të madh të aseteve të sigurta nga stoku aktual i obligacioneve kombëtare,” tha ai.Vendimi për të emetuar më shumë borxh të përbashkët të BE-së mund të merret vetëm me unanimitet. Gjermania dhe Holanda, të cilat do të duhet të shlyejnë një pjesë më të madhe të borxhit, janë kundër huamarrjes së përbashkët.Një diplomat i lartë i BE-së tha se komisioni do të marrë parasysh kundërshtimin e Berlinit. Por nëse situata përkeqësohet “presioni do të rritet, sidomos pasi ekonomia e disa shteteve anëtare është në gjendje jo aq të mirë”.BE-ja tashmë po përballet me vështirësi për të shlyer afërsisht 800 miliardë euro borxh të përbashkët të emetuar gjatë pandemisë së Covid-19 për të financuar stimulimin ekonomik.Komisioni Europian vlerëson se 30 miliardë euro në vit, ose një e pesta e buxhetit nga viti 2028, do të shpenzohen për shlyerje, nëse borxhi nuk rifinancohet. Franca thotë se emetimi i më shumë borxhi mbi këtë do të krijonte likuiditet të mjaftueshëm për të joshur investitorët.“Nëse më shumë shtete anëtare do të përmirësonin vlerësimin e tyre të kreditit, nuk do të kishte mungesë të aseteve të sigurta të denominuara në euro,” tha një diplomat i BE-së.Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të kryesojë samitin më 26-27 qershor, e ka vendosur rolin e euros në rendin e ditës, si pjesë e një diskutimi më të gjerë për thellimin e tregut unik ende të fragmentuar të bllokut, në mes të trazirave gjeopolitike aktuale.Costa tha se integrimi më i mirë i tregut të vetëm dhe rregullat gjithëpërfshirëse për kursimet dhe investimet, do të “forconin pozitën globale të euros, duke u mbështetur në pozicionin e BE-së si një partner i hapur, i qëndrueshëm dhe i besueshëm”.Roli i dollarit tashmë kishte nisur të zbehej para se Trump të merrte detyrën. Në fund të vitit 2024, dollari përfaqësonte 58 % të rezervave valutore globale, nga 65 % dhjetë vjet më parë, sipas institutit Chatham House.Euro aktualisht përbën rreth 19 % të rezervave valutore, sipas FMN-së, një nivel i ngjashëm me atë të vitit 2000 kur u krijua. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.