Bashkëthemeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, i njohur si “miliarderi i padukshëm” dhe krijuesi i një prej platformave më të mëdha të mesazheve të enkriptuara në botë, ka habitur sërish opinionin publik. Në një intervistë të fundit për revistën franceze Le Point, 40-vjeçari zbuloi se është babai i 106 fëmijëve.
Sipas Durovit, gjashtë prej tyre janë biologjikë nga tre gra të ndryshme, ndërsa rreth 100 fëmijë të tjerë kanë ardhur në jetë falë dhurimit të spermës në 12 vende të ndryshme gjatë 15 viteve të fundit. “Nuk ka qenë aspak një marifet për famë,” tha ai. “Të gjithë janë fëmijët e mi. Pavarësisht mënyrës së lindjes, do të trajtohen të gjithë njësoj.”
Plani i trashëgimisë së DurovitDurov zbuloi gjithashtu se ka hartuar një testament të ri, duke vendosur që fëmijët e tij të mos kenë qasje në pasurinë e tij për 30 vjet, duke nisur nga dita e sotme. “Dua që ata të rriten të pavarur dhe të mos formësohen nga pasuria në moshë të re. Nuk dua që të zihen për para pas vdekjes sime,” u shpreh ai.
Akuzat ligjore Aktualisht, Durov përballet me akuza penale që përfshijnë pastrim parash, trafik droge dhe mashtrim. Ai i cilëson këto si “një kurth i mirëorganizuar”.
Pas largimit nga Rusia në vitin 2014, kur refuzoi t’i dorëzonte autoriteteve të dhëna për protestuesit, Durov është bërë shtetas francez dhe jeton jashtë vendit. Ai ndjek një stil jete minimalist, larg telefonave inteligjentë, sheqerit dhe kafeinës. “Njoftimet janë parazitë në jetën tonë,” tha ai, duke treguar se përdor një iPad për të qëndruar i fokusuar.
Telegram dhe mbrojtja e privatësisëPërballë akuzave nga autoritetet franceze se Telegram po përdoret për aktivitete të paligjshme, Durov mbrojti platformën e tij duke theksuar sigurinë që ofron: “Ne mund të monitorojmë kanalet publike, por mesazhet private janë të shenjta. Ato mbeten të paprekshme. Kjo është baza e vlerave tona.”
/vizionplus.tv

Leave a Reply