“Çfarë pa kryeshërbëtorja” një komedi plot ritëm vepër e autorit Joe Orton dhe me regji nga Kiço Londo vijon dhe këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar te “ArTurbina” në Tiranë. Vepra edhe pse e shkruar në vitet ’60-të të shekullit të kaluar tingëllon shumë bashkëkohore. Në skenë në rolet e komedisë që u shfaq në datat 17,18, 19 qershor dhe vijon dhe këtë mbrëmje në TK interpretojnë aktorët: Helidon Fino, Egla Ceno, Linda Jarani, Mario Elezi, Ëngjëll Hoxha dhe Livjon Aliaj. Vepra është përkthyer nga Artur Lena dhe është produksion i teatrit “Skampa” në Elbasan, e cila u soll në skenë nga regjisori i mirënjohur Kiço Londo.
Pas u shfaq për disa mbrëmje në Elbasan, kjo komedi vijoi për publikun në Tiranë këtë sezon artistik. Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre… Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit…Në veprën e tij autori Joe Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, të botës tjetër, e butë, por thellësisht prekëse dhe e vërtetë. Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” që sjell në skenë aktorë të njohur është në vijim dhe të tjera shfaqjeve këtë sezon teatror në skenat tona për publikun.
Komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja” këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar
