Durana Tech Park, hap dyert për 35 rezidentët e parë, Rama: Synojmë 5 mijë vende pune

Durana Tech Park hapi dyert për 35 rezidentët e parë të saj ndërkohë që në proces janë disa dhjetëra të tjerë që i janë përgjigjur thirrjes së parë të hapur nga Korporata e Investimeve Shqiptare(AIC).Në një aktivitet të mbajtur me këtë rast Kryeministri Edi Rama vlerësoi efektet e pritshme ekonomike që synohen të arrihen.“Siç e kemi bërë me dije më parë, jemi në një bashkëpunim të ngushtë me Francën, e cila sot ka marrë flamurin e vendit lider në inovacion dhe në Inteligjencën Artificiale dhe pjesë e këtij bashkëpunimi me Francën është edhe zhvillimi i Durana Tech Park si një destinacion për kompanitë europiane, kompanitë që vijnë nga Bashkimi Europian për të krijuar një hapësirë në funksion të BE, në funksion të zhvillimit të teknologjisë të BE, duke krijuar një lehtësi për to në ndërkohë që BE është në procesin e derregullimit të domosdoshëm, në radhë të parë për kompanitë që funksionojnë në këtë fushë.Ne iu japim atyre një hapësirë që duke qëndruar brenda Europës, duke qëndruar në zemër të Europës, në një rajon që rrethohet nga kufijtë e BE të mund të prodhojnë në funksion të BE. Synojmë që të arrijmë shumë shpejt, mbi 5000 mundësi për punë, për ekspertet e teknologjisë dhe profesionistët e rinj, që do të thotë me paga shumë të larta, shumë më të larta se pagat tona, që të jemi shumë të qartë”, tha Rama.Kreu i qeverisë nënvizoi gjithashtu se synohet një rritje e eksporteve dhe të ardhurat me afërsisht 3.5 miliardë euro brenda dy dekadave vetëm nga kjo iniciativë ndërkohë që të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë kësaj periudhë vetëm nga kjo iniciativë të jenë mbi gjysmë miliard euro.Drejtuesja e AIC Elira Kokona tha se aktualisht ka interes nga 104 kompani, start up institucione arsimore dhe universitete për t’u vendosur në këtë hapësirë të dedikuar. Ky sipas saj është vetëm fillimi dhe 35 aplikantët që janë rezidentët e parë janë kompani të huaja nga vende si SHBA, Gjermani, Francë Estoni por edhe kompani shqiptare me një impakt 1200 punësime dhe 100 milionë euro të ardhura të planifikuara për tu arritur këtë vit.Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin Blendi Gonxhja tha se bëhet fjalë për investitorë seriozë dhe një mundësi e ardhme për Shqipërinë për të ndërtuar ekonominë e së ardhmes.Durana Tech ParkDurana Technopark vendoset në Xhafzotaj, vetëm 9 km larg qytetit të Durrësit.  Zona është me një sipërfaqe prej rreth 26 ha gjithsej. Durana Technopark synon të tërheqë investime të huaja dhe vendase, ndërsa nxit zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve me vlerë të lartë të shtuar. Bizneset që vendosen këtu përfitojnë një sërë lehtësisht nga trajtimi fiskal e deri tek burokracitë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.