Greqia do të investojë 25 miliardë euro në pajisje ushtarake gjatë 12 viteve të ardhshme, duke synuar forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë së saj vendase.Ky është plani i parë i këtij lloji për vendin dhe vjen në një moment kur shumë shtete evropiane po rrisin shpenzimet ushtarake, të nxitura nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë dhe nga tërheqja e SHBA-ve nga garancia e sigurisë në kontinent.“Greqia mund të jetë një vend i vogël, por ka një rëndësi të madhe gjeopolitike,” deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një fjalimi në parlament.Ndryshe nga disa vende të tjera të BE-së, Greqia historikisht ka mbajtur shpenzime të larta ushtarake, duke tejkaluar rregullisht pragun e NATO-s prej 2% të PBB-së – madje edhe gjatë krizës së saj financiare. Kjo ka qenë kryesisht pasojë e tensioneve të vazhdueshme me Turqinë fqinje, që kanë detyruar të dy vendet të mbajnë kapacitete të larta mbrojtëse.Vetëm në pesë vitet e fundit, Greqia ka blerë 24 avionë luftarakë Rafale dhe fregata nga Franca, si dhe ka porositur deri në 40 avionë F-35 nga SHBA.Një strategji e re për të ardhmenTani, me fokusin e Evropës tek investimet në mbrojtje, Greqia po përcakton një strategji afatgjatë. Plani 12-vjeçar synon të rrisë më tej fuqinë e saj ushtarake, duke dedikuar rreth 10% të PBB-së për blerje të reja pajisjesh – një ndryshim i madh në krahasim me krizën financiare të viteve 2010, kur investimet në mbrojtje ishin minimale.“Ministri i Mbrojtjes ka tashmë në dispozicion 25 miliardë euro për këtë program. Detyra e tij tani është të përcaktojë prioritetet dhe të bëjë zgjedhjet e duhura,” theksoi Mitsotakis.Një tjetër synim i rëndësishëm është zhvillimi i industrisë vendase të mbrojtjes. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha ushtarake, Greqia nuk ka pasur një sektor të zhvilluar të prodhimit të pajisjeve ushtarake. Tani, qeveria planifikon që të gjitha blerjet e ardhshme të përfshijnë pjesëmarrjen e industrisë greke.Plani i ri përfshin gjithashtu integrimin e teknologjive moderne në mbrojtje, për t’iu përshtatur sfidave të reja të luftës. Kjo përfshin dronët, sistemet anti-dron, inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike.Bashkëpunimi me Izraelin dhe rritja e pagave në ushtriNë këtë kuadër, Mitsotakis vizitoi Izraelin për të diskutuar me homologun e tij Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët e mbrojtjes mbi mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e inovacionit teknologjik ushtarak.Por investimet nuk janë vetëm në pajisje. Pak ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Nikolaos Dendias, njoftoi një rritje deri në 20% të pagave për personelin ushtarak. Greqia ka një nga ushtritë më të mëdha në NATO, me mbi 1% të popullsisë të punësuar në forcat e armatosura – krahasuar me 0.6% në Turqi, 0.4% në SHBA dhe 0.2% në Gjermani.“Po përballemi me një transformim të madh të ekuilibrave globalë – jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe ekonomik dhe teknologjik,” tha Mitsotakis. “Investimi në mbrojtje është investim në sovranitetin tonë.”/ BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
Greqia do të shpenzojë 25 miliardë euro për mbrojtjen gjatë 12 viteve të ardhshme
