265 mijë makina, borxh shtetit 170 mln $ / DPSHTRR: debitorët nuk do të marrin asnjë shërbim

265 mijë makina, borxh shtetit 170 mln $ / DPSHTRR: debitorët nuk do të marrin asnjë shërbim

170 milion dollarë është vlera debitore e drejtuesve të mjeteve motorike që nuk kanë paguar taksën vjetore në DPSHTRR. Endri Haxhiu, zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në një intervistë për Tv Klan thotë se brenda kësaj vlerë janë edhe automjete që u ka kaluar vetëm me një ditë pagesa e taksave vjetore. “Në vlerë është rreth 170 milion dollarë, por është vlerë dinamike, pasi sot një individ apo subjekt mund t’i paguajë detyrimet dhe hiqet automatikisht nga lista e debitorëve, apo sot mund të jetë afati i fundit i vlefshmërisë së taksës dhe ai futet direkt në sistem si debitor”, shprehet Endri Haxhiu. Në total janë rreth 256 mijë mjete motorike që janë debitor ndaj taksës vjetore të mjeteve të përdorura....