Masakroi ish-bashkëshorten 17 herë me thikë në kokë dhe në fyt, 55-vjeçari shqiptar pranon krimin: Ja pse e vrava Gentiana Hudhrën

Nikollaq Hudhra, shqiptari 55-vjeçar që masakroi me thikë në mes të parkut ish-bashkëshorten Gentiana Hudhrën, ka pranuar krimin.

Në gjykatë ai u shpreh se e mori këtë veprim për të mbrojtur fëmijët e tij nga ish-gruaja, duke nënvizuar se ajo i keqtrajtonte që në moshë të vogël. 55-vjeçari tha se e kreu aktin në mbrojtje të tyre.Lexo edhe :Related Posts
 “Tani që ajo ka vdekur, fëmijët e mi janë të lire. E bëra për ti mbrojtur”, tha ai.

Nikollaq Hudhra deklaroi se nga sëmundjet e shumta dhe stresi që i shfaqte ish-gruaja i shkaktuan atje probleme psikologjike.
Sipas mediave italiane, autori ka ndjekur edhe trajtim psikiatrik në vitin 2021, një vizitë që i ishte rekomanduar nga mjeku i qendrës së konsultimit gjatë ndarjes. Ai posedon dokumentacionin mjekësor, i cili do të shqyrtohet nga prokuroria.
Për herë të fundit dy bashkëshortët ishin takuar vite më parë gjatë procedurës së ndarjes, ndërsa kontakti i fundit kishte qenë vetëm disa ditë para vrasjes, kur Gentiana e kishte kërkuar për të diskutuar për një nga fëmijët.
Në ditët në vijim pritet të merren në pyetje dy fëmijët e ish-çiftit, për të kuptuar më mirë situatën familjare.
Trupi i Gentiana Hudhrës do t’i dorëzohet familjes për funeralin, i cili pritet të mbahet në Shqipëri.
/vizionplus.tv