“Incenerator fantazmë, 130 milionë euro të djegura”, Hoxhaj: Landfilli i Sharres në kolaps, qeveria s’ka zgjidhje

Gazetari Juljan Hoxhaj, në një studio televzive, ka ngritur alarmin për situatën alarmante që lidhet me inceneratorët në Shqipëri, me theks të veçantë tek ai i Tiranës.
“Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë shtohen bilancet e parave që djegin inceneratorët, por jo për qëllimin e tyre funksional, që ishte djegia e mbetjeve urbane,” deklaroi ai.
Në të njëjtën linjë shqetësimi ka zhvilluar një hulumtim për të zbardhur se çfarë po ndodh realisht me inceneratorët në vend, sa ka shkuar fatura financiare dhe në çfarë gjendjeje ndodhen mbetjet urbane. Sipas raportimit, inceneratori i Tiranës – i cili zyrtarisht nuk ekziston – ka konsumuar 130 milionë euro, një shumë që është paguar nga qytetarët shqiptarë përmes buxheteve të bashkive si dhe nga kompanitë ndërtuese që kanë depozituar dhera në këtë landfill.

Situata është bërë edhe më kritike që nga fillimi i vitit, sidomos në landfillin e Sharres, i cili tashmë ka arritur kapacitetin maksimal të depozitimit të mbetjeve. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Agjencia e Pronave të Sekuestruara, që administron kompaninë koncesionare “Integrated Energy BV”, përgjegjëse për landfillin  e Sharres dhe inceneratorin.

Përballë këtij kolapsi, kompania i ka kërkuar bashkive që të gjejnë zgjidhje alternative. Sipas saj, alternativa është ndarja në burim dhe riciklimi i mbetjeve urbane – një praktikë që kërkon kohë, infrastrukturë dhe angazhim institucional.
Megjithatë, kjo situatë ka nxjerrë në pah edhe probleme më të thella. Gazetari Hoxhaj theksoi se për herë të parë faktohet shkelja e autonomisë vendore dhe Kushtetutës, pasi u rrëmbyen kompetencat e këshillave bashkiakë. Ai kujton se me vendim të qeverisë, mbetjet e të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës – dhe jo vetëm – janë dërguar me detyrim në landfillin e Sharres, duke e kthyer atë në një pikë kritike të emergjencës mjedisore që po përshkallëzohet dita-ditës.
Hoxhaj:  Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë shtohen bilancet e parave që djegin inceneratorët, por jo të qëllimit të tyre funksional, pra që ishte djegia e mbetjeve urbane.Emisioni PLUG ka bërë një hulumtim se çfarë po ndodh aktualisht me inceneratorët, sa ka shkuar fatura financiare, dhe si është situata me mbetjet urbane në Shqipëri.
Inceneratori i Tiranës i cili nuk ekziston ka djegur plot 130 milionë euro, para të cilat janë paguar nga qytetarët shqiptarë direkt nëpërmjet buxheteve të bashkive që depozitojnë mbetjet dhe para të cilat janë paguar nga kompanitë e ndërtimit në Tiranë që kanë depozituar dherat në këtë landfill.
Ajo që është edhe më flagrante dhe situata bëhet më serioze është pikërisht ajo se çfarë ndodh prej fillimit të këtij viti në landfillin e Sharres.
Sot Tirana ndodhet përballë një emergjence mjedisore shumë të shpejtë.
Landfilli i Sharres nuk ka më vend për depozitimin e mbetjeve urbane dhe këtë e thotë zyrtarisht agjencia e pronave të sekuestruara që administron kompaninë Integrated Energy BV, pra kompaninë koncesionare të landfillit të Sharres dhe inceneratorin njëherazi.
Kjo kompani u kërkon bashkive që të gjejnë zgjidhje alternative.Zgjidhja alternative sipas kompanisë është metoda e riciklimit, pra ndarja në burim dhe riciklimi i mbetjeve urbane.
Kjo ka disa probleme thelbësore, së pari kjo nxjerr për herë të parë zbuluar qeverinë dhe fakton atë që kemi thënë ne deri më sot, që është shkelur autonomia vendore, pra është shkelur kushtetuta pasi u rrëmbyen kompetencat e këshillit bashkiak të Tiranës, u vendos që plehrat e të gjitha bashkive, mbetjet e të gjitha bashkive në qarkun e Tiranës por jo vetëm tashmë, të shkonin me detyrim në landfillin e Sharres.