Projekti për integrimin urban dhe turizmin me BB, gjashtë kontrata për punë të reja

Vlerësimi i fundit i Bankës Botërore për projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik vlerëson ecurinë e deritanishme për arritjen e objektivave si të kënaqshëm duke nënvizuar se një pjesë e mirë e punimeve e të parashikuara në qytetet turistike kanë përfunduara.Ndërkohë financimi shtesë ka sjellë edhe nënshkrimin e gjashtë kontratave të reja për punë civile në këto rajone”.“Punimet kryesore civile janë përfunduar në katër bashkitë e projektit, duke përfshirë përmirësimin e integruar urban në Berat dhe Përmet; rruga për këmbësorë dhe automjete për në Kalanë e Beratit, shëtitorja dhe shkallët në Sarandë, Pazari dhe Sistemi i Muzeve në Gjirokastër, rehabilitimi i Kalasë së Gjirokastrës dhe Sheshi “Çerçiz” në Gjirokastër; punimet për përmirësimin e integruar urban në Gjirokastër dhe Sarandë pritet të përfundojnë deri në fund të qershorit 2025. Janë nënshkruar gjashtë kontrata për punime civile të financuara nga Financimi Shtesë.Projekti në fjalë nisi me një shume prej rreth 71 milionë dollarësh ne bërë efektive në 30 prill 2017 dhe disbursuar deri më tani në masën 85.5 për qind ndërkohë që kredia shtesë u bë efektive në 9 dhjetor 2022 dhe përfshin një shumë prej 34 milionë dollarësh.Disbursimet për këtë të dytën llogariten në 10.12 për qind.Projekti mbi zhvillimin urban dhe turizmin financohet nga Banka Botërore dhe qeveria shqiptare duke synuar:përmirësimin e infrastrukturës urbanerritjen e vlerës së aseteve turistikeforcimin e kapaciteteve institucionale për mbështetjen e zhvillimeveekonomiko-sociale që lidhen me turizmin.Projekti përqendrohet në disa qytete kryesore por aktivitetet e tij përfshijnë edhe destinacione të tjera turistike që plotësojnë itinerarin e Shqipërisë jugore. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.