Gjykata e Vlorës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për Krenar Velajn, drejtuesin e gomones, i cili plagosi një turist gjerman.
Krenar Velaj, ditën e diel duke drejtuar mjetin lundrues dëmtoi në gjymtyrë dhe shpatull një turist Gjerman në plazhin e gjipese.
Ngjarja ka ndodhur teksa turisti gjerman ka qenë duke u zhytyr në afërsi të gomones, kur është goditur nga helikat.
Fillimisht ka qenë drejtuesi i gomones që e ka nxjerrë turistin në breg, duke lundruar me gomone përgjatë vijës bregdetare, nga vendi ku ndodhi aksidenti deri në Himarë.
Plagosi me gomone turistin gjerman në Gjipe, gjykata jep vendimin për drejtuesin e mjetit lundrues
