“Merru me Rusinë më mirë”, Trump zbulon çfarë i tha Putinit pasi iu ofrua për të ndërmjetësuar paqen mes Iranit dhe Izraelit

“Merru me Rusinë më mirë”, Trump zbulon çfarë i tha Putinit pasi iu ofrua për të ndërmjetësuar paqen mes Iranit dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka zbuluar ditën e sotme se një ditë më parë ka patur një bisedë telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, s ai përket situatës në Lindjen e Mesme. Trump bëri me dije se ai ka refuzuar propozimin e Moskës për të ndërmjetësuar paqen mes Izraelit dhe Irabnit. Sipas Trump, ai i ka thënë putinit që të shohë Rusinë më parë. “Fola me të dje. Ai më propozoi të ndihmonte në ndërmjetësim. I thashë: ‘Bëj një nder, më mirë merru me vendin tënd. Le të ndërmjetësojmë më parë për Rusinë. Me pjesën tjetër merremi më vonë’”, ka deklaruar Trump, duke lënë të kuptohet se prioritetet e Moskës duhet të jenë brenda kufijve të saj. /vizionplus.tv/