Shqiptarëve u përgjohen celularët, flet eksperti i IT-së: Ka nisur përdorimi i DPI-së, bllokon edhe VPN

Qeveria shqiptare thuhet se ka planifikuar të përdorë një teknologji të quajtur Deep Packet Inspection (DPI), për mbylljen e “TikTok”-ut, e cila mund të shndërrohet në një mjet të rrezikshëm për përgjim masiv dhe censurë në internet. Eksperti i Teknologjisë dhe Informacionit, Besmir Semanaj ka shpjeguar çfarë është kjo teknologji që përdoret për manipulim nga qeveria dhe si funksionon
“DPI është një teknologji që inspekton komunikimet e internetit në thellësi. Kemi trafikun e pa-inkriptuar i cili me anë të kësaj teknologjie mund të lexohet në detaje. Pra mund të shikohet çfarë ka në të. Dhe kemi trafikun e enkriptuar, ku kemi detaje të deklaruara publikisht, sepse kuptohet mund të instalohet edhe nga organizma shtetëror, mund të marrë goxha informacion dhe mund të bëjë profilizim të qytetarëve: pra sa kohë e përdorin, sa është sasia e të dhënave që transportojnë.Nga ana tjetër mund të jetë përdorimi i saj nga ana e censurës. Siç e dimë në Shqipëri është bllokuar TikTok-u, nuk e bllokuan dot dhe me anë të kësaj teknologjie pranë dy kompanive celulare TikTok nuk funksionon, sepse është bllokuar nga kjo teknologji.
Dhe nga informacionet që ne kemi kjo do të shtrihet edhe tek pjesa e rrjetit fisk, WiFi, apo internetit që kemi në shtëpi apo zyra, përveç rasteve kur interneti përdoret me VPN. Por me anë të kësaj teknologjie mund të shihet sa është sasia e VPN-së, kush e përdor atë dhe nëse do të duan mund dhe e bllokojnë edhe VPN. Dhe po të shikojmë se kush e përdor këtë teknologji kemi dy tipologji shtetesh: shtetet diktatoriale dhe autokrate, të cilët e përdorin për censurë. Por nga ana tjetër kemi dhe shtete demokratike të cilët e përdorin për mbrojtje dhe kjo bazuar në ligje shumë të forta.
Dhe shqetësimi im ky është: kemi implementimin e një teknologjie të tillë, por nga ana tjetër kemi një terr informativ dhe nuk kemi një bazë ligjore të detajuar.Mbahet sot seanca paraprake, ish-kryebashkiaku Bardh Spahia paraqitet në GJKKO. E për sa kohë nuk kemi një bazë ligjore të tillë mundësia e keqpërdorimit e kësaj teknologjie është shumë e lartë.
Nuk kemi pse të besojmë në deklaratat e drejtuesve të institucioneve, apo në deklaratat e drejtuesve politikë të shtetit që thotë se po përdoret për bllokimin e TikTok-ut. Mund të përdoret për këtë, por kush na jep garanci neve? Dhe këtë garanci duhet ta japë ligji, dhe jo deklaratat në rrjetet sociale apo intervista televizive që këto drejtues institucionesh mund të japin në media të ndryshme.
Kemi dhe shtete të BE-së ku është implementuar dhe kjo ëhstë shoqëruar me debate të shumta publike. Kurse në Shqipëri nuk kemi qoftë asnjë reagim prej javësh për këtë, por meqënëse nuk u mohua instalimi, informacionet që vijnë nga kolegët që kemi pranë institucioneve kuptohet që kjo pajisje është vënë tashmë në punë. Dhe po presim reagimet zyrtare të shikojmë se si do të mbrohen këtë herë. Dhe kur jemi përballur me vjedhje të të dhënave më parë, nj nga shqetësimet që ngrihet është se kush po e përdor dhe nga kush po përdoret kjo teknologji?’, shpjegoi eksperti i IT-së, Besmir Semanaj.