Në fund të vitit 2024, vlera e depozitave të sigurueshme që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave arriti 1,590.2 mld lekë, duke përfaqësuar 94.5% të totalit të depozitave, sipas raportit vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD).Sipas ASD-së, krahasuar me një vit më parë këto depozita u rritën me 5.2%, ndërsa rritja në vlerë absolute është 78.9 mld lekë.Depozitat e sigurueshme në euro të shprehura në kundërvlerën në lek, për fundin e vitit 2024, zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme prej 47.4% të këtij totali, ndjekur nga depozitat në lekë me peshë 46.9%, dhe nga depozitat në USD me kundërvlerën e tyre në lekë me 4.1%.Depozitat e sigurueshme të individëve në sistemin bankar për fundin e vitit 2024 arritën në 1,275.4 mld lekë, duke përfaqësuar 80.2% të totalit të depozitave të sigurueshme.Në fund të vitit 2024 depozitat e siguruara në sistemin bankar ishin 54.7% e totalit të depozitave në sistemin bankar dhe 57.9% e depozitave të sigurueshme. 92.9% e depozituesve në banka kompensohen plotësisht.Totali i depozitave në shoqëritë e kursim kreditit (SHKK) për fundin e vitit 2024 ishte 11.5 mld lekë, nga 10.9 mld lekë që ishte në fund të dhjetorit 2023. Depozitat e sigurueshme janë 11.3 mld lekë dhe zënë 98,4% të totalit të depozitave, kundrejt 10.8 mld lekë që ishin një vit më parë.Këto depozita i i korrespondojnë 44,270 depozituesve të SHKK-ve në fund të vitit 2024. Depozitat e sigurueshme, gjatë vitit 2024 janë rritur me 4.8%. Në këtë rritje ndikimin më të madh e ka dhënë rritja e depozitave në lekë.Depozitat në lekë zënë peshën më të madhe të totalit të depozitave të sigurueshme të SHKK-ve, 77.2%. Rritja vjetore e tyre është 5.4%. Në fund të vitit 2024, depozitat e siguruara në SHKK janë 8.1 mld lekë, sa 70% të totalit të depozitave, ose 71% të depozitave të sigurueshme. 91% e depozituesve në SHKK kompensohen plotësisht.Sipas ASD, Fondet e sigurimit të depozitave në banka dhe në shoqëritë e kursim-kreditit kanë pasur një rritje të qëndrueshme gjatë vitit 2024. Të ardhurat kryesore që kontribuojnë në rritjen e këtyre fondeve janë të ardhurat nga primi i sigurimit dhe të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare. Në 31 dhjetor 2024, vlera kontabël e fondit të sigurimit të depozitave në banka, është 70.1 mld lekë.Në krahasim me një vit më parë ky fond është rritur me rreth 6.5 miliard lekë ose 10.3%. Të ardhurat nga primet e sigurimit të paguar nga bankat, për vitin 2024 ishin 4.39 miliard lekë ose 5.4% më të larta se në vitin 2023. Të ardhurat nga administrimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për 2024 ishin 2.83 miliard lekë ose 20.7% më shumë se një vit më parë.Rritja e të ardhurave për vitin 2024 lidhet me zgjerimin e mjeteve financiare nën administrim dhe normat e interesit të titujve. Në fund të vitit 2024, raporti i mbulimit, i llogaritur si përqindje e fondit të sigurimit të depozitave në banka në krahasim me depozitat e siguruara, ishte 7.61%.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
94.5% e totalit të depozitave janë të siguruara
