Tabaku: Rënia e euros, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Tabaku: Rënia e euros, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti dje shqetësimin për pasojat ekonomike që po shoqërojnë rënien e euros pas procesit zgjedhor. Sipas saj, kjo rënie është një fenomen që përsëritet dhe nuk ka asnjë shpjegim ekonomik real. “Kjo tregon për një sasi të madhe parash në euro që futen në qarkullim gjatë fushatës, për të cilat nuk ka asnjë justifikim ekonomik”, deklaroi Tabaku. Tabaku thekson se ndikimi i kësaj rënieje është i drejtpërdrejtë në tri shtylla të rëndësishme të ekonomisë shqiptare: sektori fason, bujqësia dhe familjet që mbështeten në të ardhurat e emigrantëve. Ajo paralajmëroi se, nëse nuk merren masa urgjente, kjo situatë mund të kthehet në një goditje sociale dhe ekonomike për vendin. Deputetja Tabaku vuri në dukje se rënia e euros nuk ka...