Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
BE lavdëron SPAK, por kritikon sistemin/ Karamuço: Reforma në drejtësi në ngërç, pa rezultate për krimet zgjedhore
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi mbi ngadalësimin e proceseve hetimore dhe sfidat në zbatimin e reformës në drejtësi, duke reflektuar shqetësimet e ngritura edhe në raportin e fundit të Komisionit Europian për Shqipërinë. Raport i cili nga njëra anë lavdëroi punën e SPAK, por nga ana tjetër kritikoi sistemin në KLP dhe në KLGJ. Sipas Karamuços, pas një periudhe të karakterizuar nga arrestime dhe operacione të mëdha, ka një ngecje të dukshme, veçanërisht që nga muaji shkurt, e cila u thellua gjatë fushatës zgjedhore, ndonëse ishte premtuar e kundërta. Ai theksoi se ende mungon një qasje efektive për hetimin e krimeve zgjedhore dhe kërkoi mënyra të reja për përgjim në kohë reale, ndërsa nënvizoi se problemi nuk...