Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Media greke për Samir Manen: Si e ndërtoi suksesin e tij miliarderi i parë shqiptar
Media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull biznesmenit më të madh shqiptar, Samir Mane, duke përshkruar suksesin e tij në mbarë botën. Teksa flet për ngritjen e bizneseve që ai zotëron, Protothema, rikthen në kujtesë se Mane është miliarderi i parë shqiptar që mbërriti në faqet e para të Forbes. “Samir Mane, me një pasuri prej 1,5 miliardë dollarë, tashmë figuron në pozicionin 2 mijë 376 në listën e Forbes. Pasuria e Manes korrespondon me 6,37% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Shqipërisë të vitit 2024, ose ndryshe 23,55 miliardë euro. Këto, tregojnë se Mane ka përpara një rrugë të hapur për t’u ngjitur sa më lart listës së Forbes. Kjo falë rritjes së vazhdueshme që po bëhet me Balfin Group”, shkruan Protothema. Bashkëpunimi...