Të paktën në letër, Vllaznia mund të konsiderohet me fat në shortin për Conference League. Përballë do të ketë ekipin letonez BFC Daugavpils, i renditur i pesti në kampionatin e vendit të vet.
Sipas asaj që mësohet, BFC Daugavpils është një ekip shumë i ri, i krijuar në vitin 2011 dhe sivjet, është pjesëmarrja e parë në Kupat e Europës.
Klubi luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin “Celtnieks” me kapacitet rreth 3,980 vende. Në sezonin 2024 përfundoi në vendin e 5‑të në Virslīga me 11 fitore, 5 barazime e të tjerë, ky është pozicioni i tyre mesatar kohët e fundit në elitë .
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
