Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi zv.kryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku se ka vjedhur me paratë e shqiptarëve.
Gjatë një bashkëbisedimi me banorë të Depos së Ujit në kryeqytet, ai u ndal tek investimet në Unazën e Tiranës, që sipas tij për 13 km rrugë e ndanë në 14 kontrata për të vjedhur 12 milionë euro së bashku me Edi Ramën.
“Është një vjedhje e tillë sa tejkalon cdo imagjinatë. Sot ky është kryeqyteti në të cilën për objektin publik për ndërtimin e djegësit të kryeqytetet nga taksat e shqiptarëve janë dhënë 130 mln euro dhe nuk ka gjurmë. Edhe paratë nuk kanë gjurmë se kanë shkuar në kontot e Ramës dhe suitës së tij. Sot me një dorë vetëm në unazën e Tiranës për ndërtimin e 13 km e ka ndarë në 14 kontrata. Ju garantoj që në botë një tenderim i tillë nuk gjendet. Është ndarë në 14 kontrata sepse cdo km i saj është ndërtuar me 17 mln euro. Në cdo km ju garantoj se Rama me Ballukun kanë ndarë më hajdutin minimumi 12 mln. Segmentet e ndërtuara nga ne që janë plot vepra arti kanë kushtuar 3.8 mln km. I bie që tani të kushtojnë jo 3.8, por 4.1 mln euro km. Këta e ndërtuan me 17 milionë. Ja pse e copëtoi rrugën në mënyrën më të paimagjinueshme”, tha Sali Berisha.
Po ashtu ish kryeministri u ndal edhe tek tenderi më i fundit i Belinda Ballukut për të larë makinën e saj. Berisha u shpreh se nuk eshte degjuar ndonjëherë që të bësht tender 10 mijë euro në muaj për të karë makinen.
“Dje mediat publikuan sesi ky person. Imagjonin pak, paguan për pastrimin e makinës së vet tenderin 10 mijë euro në muaj. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Sot për makinën e vet ka prokuror lavazhin me të cilën ndan paratë për pastrimin e makinës së saj 10 mijë euro në muaj. Nuk ka përçmim më të madh sesa tu bësh qytetarëve të tu nëse ti i lejon vetes akte të tilla. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Madje edhe me minuta sa duhet të presë makina e saj. Por kjo, cdo gjë e ndan me Edi Ramën, përndryshe ajo nuk qëndronte aty 4 minuta”, tha ai.
Berisha e akuzon Ballukun edhe për fshehjen e zhdukjes se 130 milione eurove të inceneratorit te Tiranes.
“Ajo kishte detyrë të supervizonte detyrë punimet e djegësit. Kishte në ministrinë e saj një njësi që kishte detyrë të ndiqte punimet. 6 vite resht nuk bëri asnjë raport, sepse paratë zhdukeshin dhe e dinte që shkonin te Edi Rama”,u shpreh kryedemokrati Berisha.
