Ndryshon ligji për bashkëpronësinë/ Mazniku: Ja rregullat e reja të të jetuarit në pallate dhe përfitimet

Ndryshon ligji për bashkëpronësinë/ Mazniku: Ja rregullat e reja të të jetuarit në pallate dhe përfitimet

Arbjan Mazniku, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku foli për bashkëpronësinë dhe rregullat e reja të të jetuarit në pallate. Mazniku shpjegoi se si do të ndryshojë cilësia e jetës falë këtij ligji, ku theksoi se banorët do të kenë elementë bashkëpronësie edhe në tavanet, fasadat, etj. “Në vitin ‘92 kur ndodhi privatizimi, banorët në mendjen e tyre blenë apartamentin, por fasada, soleta, hapësira e përbashkët, ngeli ende e komunales. Ajo ka sjellë një probleme. Ne jemi të qartë si shoqëria për atë që është private, po ashtu jemi të qartë për ato gjëra që janë publike, por jemi më pak të qartë të atyre gjërave që janë të përbashkëta. Njerëzit kanë element bashkëpronësie.”, u...