Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Komedia me humor verbues dhe me një kast fantastik aktorësh në datat 17,18,19,20 qershor në Teatrin Kombëtar
                            Një punonjës hoteli i përfshirë në intrigat skizofrenike të një psikiatri, me një sekretare të zhveshur e të fshehur pas perdes së krevatit, zonjë elegante e mbytur në alkool dhe përqafime të paligjshme, profesor i psikiatrisë me fantazi surreale që prish rrjedhën e ngjarjeve dhe polici që hyn në hapësirën e tyre… Dhe e gjithë kjo në një mjegull të krijuar nga puroja e Çurçillit… Orton sjell pasionet, pritshmëritë romantike, fotot rozë, epshet e nxehta, rastet e shpërdorimit të pushtetit, thurjen e marrëdhënieve të çuditshme dhe komplekse të gjashtë njerëzve në një hiperrealitet, përmes një humori që e shoqëron shfaqjen gjatë gjithë kohës.