Deputeti socialist Lavdrim Krashi tha se lënia jashtë listës së kandidatëve ishte një suprizë.
I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj në Quo Vadis në Vizion Plus, nëse ka komunikuar me Edi ramën për këtë vendim, Krashi dha pak detaje, duke kërkaur të ruaj konfidencialitetin e bisedës.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si e pritët vendimin që nuk do ishe në lista? E kishe folur më parë me Ramën?
Krashi: Në radhë të parë unë jam një person ku puna e anëtarit të deputetit ka qenë puna e 15-të. Sa i takon pyetjeve personale më lejoni të ruaj konfedicianilitetin e komunikimit, por nuk do të thotë se ka patur komunikim.
Borakaj: Po drejtuesi i qarkut?
Krashi: E njëjtë. Drjtuesit e qarkut kanë një problem të madh, i vlerësoj, por plotfuqishmëria që ata kanë është qasje jo e drejtë. Mendoj që qasja që duhet patur është që duhet t’i lihet roli deputetit të qarkut, kryetarit të partisë së qarkut, apo kryetarit të Bashkisë. Kryetari i Qarkut duhet të ketë rol koordinatori, jo i plotfuqishëm.
