Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Aktakuzë ndaj 34 personave lidhur me zjarrin vdekjeprurës në Koçan
Ndaj 34 personave, përfshirë ish-ministra, është ngritur aktakuzë lidhur me rolin e tyre në zjarrin që përfshiu një klub nate në Koçani të Maqedonisë së Veriut, tha Prokuroria Publike. Zjarri që shpërtheu në mars la të vdekur 62 persona. Pronari i klubit, ish-ministra, drejtorë të drejtorisë kombëtare për mbrojtje dhe shpëtim, pronarë dhe anëtarë të një agjencie sigurie, inspektorë ndërtimi dhe zyrtarë të tjerë janë në mesin e të akuzuarve, tha prokurori publik, Lupço Koçevski në një konferencë për media. Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Koçan, e cila ende duhet ta miratojë atë. Aktakuza shënjestron “34 individë dhe tri entitete ligjore për vepra penale që kanë shkaktuar rrezik të madh të jetës dhe trupave të njerëzve si dhe pronës”, tha Koçevski. Zjarri shpërtheu...