“Të ndezim mediat sociale, kështu fitoi edhe Donald Trump”, Berisha: Shkarkoni VPN për “TikTok”, krahu tjetër është…

“Të ndezim mediat sociale, kështu fitoi edhe Donald Trump”, Berisha: Shkarkoni VPN për “TikTok”, krahu tjetër është…

Në takimin me kandidatët e Qarkut të Tiranës, kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithëve që të jenë më aktivë në rrjetet sociale. Sipas tij, ishin rrjetet sociale ato që i dhanë fitoren edhe Donald Trump. “Ju të gjithë jeni njerëz mediatikë, por problemi është se mediat nuk i kemi me vete, kjo është e vërteta. Mediat janë në masën më të madhe të kontrolluara nga qeveria. Qeveria jo vetëm që në tërësi ua dikton politikat editoriale, por qeveria për fat të keq u dikton edhe tematikat se si të vrasin kohën nëpër studio dhe të mos merren me thelbin. Po ta vini re ju, kohën më të pakët që të japin në studio, është koha për programin. Po ne programin...