Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë “presion të madh” ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë. “Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”, tha Vuçiç më 11 qershor para gazetarëve në Odesa, ku mori pjesë në samitin Ukrainë – Evropa Juglindore. Ai theksoi gjithashtu se është “krenar për...