Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Alesia Balliu ironizon Berishën: Doli fitimtar më 11 maj, qëllimi i tij kreu i PD dhe jo qeveria
Alesia Balliu vijon të ngrejë zërin mbi atë që po ndodh në PD. Partia e parë opozitare pësoi disfatë në zgjedhje dhe Balliu është ndër zërat e paktë që kërkon të mbahet përgjegjësi për atë rezultat. Balliu ishte këtë mbrëmje e ftuar në podkastin e “Pamfletit” në YouTube, ku ironizoi Berishën, duke thënë se ai doli i fituar në 11 maj. Sipas saj, ai nuk donte të bëhej kryeministër, por të rrite kryetar i opozitës. Po ashtu shton se këtë e tregoi dhe faktin që futi në listë të mbyllur vetëm besnikët. – Këta që nuk veprojnë si ty, janë të gjithë njësoj? Nuk janë me integritet që duan proces të ndershëm? Sali Berisha fitoi garën për të qenë numri 2, fitoi garën për të...