“Nuk i parashikoj dot”. Kështu u përgjigj deputetja demokrate, Jorida Tabaku, kur u pyet në një studio televizive se çfarë pret në 4 vitet e ardhshme të qeverisë së Partisë Socialiste të dalë nga zgjedhjet e 11 majit.
Në një intervistë televizive ajo theksoi se Partia Demokratike do ta bëjë betejën e saj për zgjedhje të lira.
Paralelisht sipas saj duhen përdorur denoncimet, por njëkohësisht duhet të vijohet me kërkesën e vazhdueshme për zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike.
Por a mund të ishte një propozim mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme dhe zgjedhjeve lokale në të njëjtën kohë? Për Tabakun për momentin është e parakohshme të flitet diçka e tillë.
“Pa u zgjidhur situata dhe problematika e zgjedhjeve unë besoj që është e parakohshme që të flasim. Por nëse kemi një situatë të ndërmjetme me qeveri teknike dhe me shumë çështje të tjera të zgjidhura dhe ezauruara, pastaj është diskutim tjetër”, tha ajo.
Zgjedhje të parakohshme dhe lokale njëkohësisht? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku
