Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha njofton datën e hapjes së fushatës elektorale, porosi për strukturat e PD-së
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar nisjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, duke konfirmuar se mitingu i parë do të mbahet më 11 prill në Tiranë, në orën 19:00. Gjatë një takimi me drejtuesit politikë të PD-së dhe kryetarët e degëve, Berisha tha se hapja e fushatës do të jetë madhështore dhe se të gjitha strukturat e partisë janë të angazhuara për të realizuar një ngjarje historike. Ai kërkoi që të gjithë të kontribuojnë për një hapje të bukur dhe të suksesshme të fushatës. “Secili nga ju, kryetarë, drejtues qarqesh, kryetarë degësh, kandidatë për deputetë, do të bëj më të mirën, që të jetë hapja më e bukur dhe më e mirë që kemi bërë ndonjëherë në Shqipëri”, u...