Ndodhej me një grup turistësh të huaj për të vizituar Butrintin Antik, humb jetën vizitori
Një ngjarje ka ndodhur pak minuta më parë në Butrint. Një shtetas i huaj i ndodhur me një qenë grup turistësh për të vizituar Butrintit nuk është ndjerë mirë. Nisur nga ky shqetësim është njoftuar menjëherë ambulanca e Sarandës.
Mësohet se gjatë rrugës për në spital i huaji është përkeqësuar më tepër dhe për rrjedhojë ka humbur jetën. Sipas bluzave të bardha dyshohet për atak kardiak që ndoshta mund të ketë ardhur ngs temperstura e lartë.
Trupi i tij ndodhet në morgun e spitalit dhe do të dërgohet për në institutin e mjekësisë ligjore në Tiranë për ëkspertizë mjeko – ligjore.
