U arrestua pak ditë më parë në SHBA, merret vendimi për TikToker-in më të famshëm, Khaby Lame

Khaby Lame, personaliteti më i ndjekur në TikTok në botë, është larguar nga Shtetet e Bashkuara pasi u ndalua nga agjentët federalë për shkak të shkeljes së rregullave të qëndrimit.

Një zëdhënës i Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) bëri të ditur se influencuesi senegalezo-italian, i cili numëron plot 162.2 milionë ndjekës në TikTok, u ndalua të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Harry Reid në Las Vegas. Sipas autoriteteve, ai kishte tejkaluar afatin e vizës së tij dhe për këtë arsye iu kërkua të largohej nga vendi.
Lame, 25 vjeç, kishte hyrë në SHBA më 30 prill. ICE konfirmoi se ai u largua vullnetarisht, pa u lëshuar ndaj tij një urdhër zyrtar dëbimi, i cili mund të kishte sjellë pasoja të rënda për rikthimin e tij të mundshëm në të ardhmen deri në ndalim për 10 vjet.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Khaby mori pjesë në ngjarje të mëdha si Met Gala dhe gala bamirëse e Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork.
Khaby Lame u bë i famshëm gjatë pandemisë së COVID-19, duke reaguar në mënyrë humoristike dhe pa fjalë ndaj videove të ndërlikuara me “këshilla jete”. Falë suksesit të tij në internet, ai ka nënshkruar kontrata me marka të njohura si Hugo Boss dhe në janar të këtij viti u emërua ambasador i vullnetit të mirë i UNICEF-it.
/vizionplus.tv

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *