KAS nis rinumërimin e “Dibrës”, hapen 42 kuti, verifikohen votat preferenciale të PD-ASHM

Këtë të mërkurë Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të rinumërojë votat në qarkun Dibër.

Procesi ka nisur dhe rinumërimi do të fokusohet në 42 kuti votimi, si pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga opozita për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas vendimit rinumërimi do të fokusohet te votat preferenciale të kandidatëve pjesë e koalicionit PD-ASHM.

Kandidatët e opozitës pretendojnë parregullsi gjatë procesit të numërimit.
Ndërkohë nga java e ardhshme pritet të nisë numërimi edhe për votat e Tiranës dhe Fierit.
Sipas të gjitha parashikimeve procesi i rinumërimit dhe certifikimit të zgjedhjeve nga KQZ pritet të bëhet gjatë muajit gusht./vizionplus.tv