“Gjallë është ky?”, Rama i përgjigjet komentuesit: Po Luli gjallë është? Ironizon Berishën: Shikoni në ç’derexhe janë katandisur, populli më kupton mirë

Kryeministri Rama, pas u rikthye me rubrikën “Sy m’sy” një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku mori mandatin e katërt.

Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të adresuara në rrjetet sociale nga ndjekësit. Nuk munguan as përgjigjet me humor.
Pasi lexoi një koment që shkruhej: “Gjallë është ky?”, Rama tha: “Gjallë jam o Shpëtim. Luli a është gjallë? Unë gjallë jam.”

Një koment e kishte edhe për opozitën dhe kreun e PD-së, Sali Berisha.
Edi Rama: Më mirë dhe më shumë sesa më kupton populli shqiptar nuk mund të pretendohet dhe është arsyeja më bindëse dhe kuptimplotë e krenarisë për mua që populli shqiptar më kupton më mirë dhe më shumë se çmund të pretendoja, duke më inkurajuar dhe mbështetur dhe dhënë 1001 arsye që t’i qëndroj besnik dhe të bëj të pamundurën për të bërë sa më shumë për këtë vend dhe për njerëzit e këtij vendi, falë besimit, mbështetjes dhe pushtetit që buron nga ky popull, i cili, ua kam thënë të gjithë atyre që e marrin lehtë, që është një popull që të jep ujë në bisht të lugës kështu që kush e merr lehtë bën një gabim të madh. Një gabim shumë të madh, aq monumental saqë mjafton të ndiqni të tjerë këtyre ditëve se në çfarë derexheje mendore janë katandisur për të kuptuar se çfarë të ndodh po e more lehtë këtë popull./vizionplus.tv