Burimi: 
								Opinion.al
								
							 
                                
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
                            Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën detare në Gazën e shkatërruar nga lufta. Anija me ekuipazh prej 12 personash, përfshirë aktivisten Greta Thunberg, tani është duke u dërguar në një port në Izrael. Jahti me flamur britanik, Madleen, i operuar nga Koalicioni i Flotës së Lirisë propalestineze (FFC), synonte të dërgonte një sasi simbolike ndihmash në Gazë të hënën pasdite dhe të rriste ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krizën humanitare në territorin palestinez. Megjithatë, anija u kap gjatë natës para se të arrinte në breg, tha FFC-ja në llogarinë e saj në Telegram. Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi më pas se Izraeli e ka marrë nën kontroll anijen. “‘Jahti i selfie-ve’ i ‘të...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                    
                    
                    
                   