’11 maji, farsë elektorale’, Balliu: Do shkërmoqim sistemin e ngritur për vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri

Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në një emision televiziv, deklaroi se opozita ka detyrë të denoncojë krimet elektorale dhe këtë mision do ta vazhdojë pavarësisht se çfarë bëjnë organet kompetente.
Balliu theksoi se është përgjegjësi e opozitës dhe e shoqërisë që të çrrënjosin sistemin e ngritur për vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Ai solli si shembull rastin e “trenin bullgar” në Qarkun e Elbasanit, i cili sipas tij është dëshmi e qartë për manipulimin e procesit zgjedhor dhe e kthen gjithë procesin në një farsë.
Ai po ashtu theksoi se opozita nuk ka fuqi për të ndaluar apo arrestuar autorët e krimeve elektorale, që kjo i takon organeve ligjzbatuese, ndërsa detyra e opozitës mbetet denoncimi publik.
Balliu theksoi se shumë prej kandidatëve më të votuar janë të mbështetur nga grupe të caktuara me ndikim të dyshimtë, dhe akuzoi se manipuluar zgjedhjet kanë qenë të parashikuara që para fillimit të tyre.
Në fund, ai shtoi se opozita ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë në krah të qytetarëve për mbrojtjen e votës dhe të drejtës së tyre demokratike.