Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare për sport dhe aktivitet
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po shërbejnë si hapësira komunitare për fëmijët dhe të rinjtë gjatë pasditeve të verës. Ai thekson se këto ambiente janë tashmë vendi më i mirë për fëmijët që duan të merren me sport dhe të shfrytëzojnë kohën e lirë në mënyrë të shëndetshme, veçanërisht gjatë stinës së verës. “Kam folur pa kursim për shkollat e reja që kemi ndërtuar në Tiranë, por përveçse mjedise me kushte moderne ku fëmijët marrin dije, ato shërbejnë edhe si qendra komunitare gjatë orëve të pasdites. Ato janë padyshim hapësirat më të mira për fëmijët dhe të rinjtë që duan të aktivizohen në sporte të ndryshme, duke...