Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            “M’u duk si kukull”, gjenden të pajeta gruaja me foshnjen në Romë
                            Një ngjarje e rëndë raportohet në Romë të Italisë. Një grua dhe një foshnje janë gjetur të pajeta, në rreth 300 m distancë nga njëra-tjetra, në parkun Villa Pamphili të kryeqytetit italian. Rasti makabër u zbulua pasditen e djeshme, 7 qershor, shkruan Roma Today. Dëshmitë e të rinjve që pikasën trupat teksa luanin volejboll, janë tronditëse. “Mund të shihje një këmbë tek njëra qese plastike dhe një krah që kishte dalë te tjetra. Ishin të dyja lakuriq. E vogla dukej si një kukull…”, kanë thënë ata për policinë. Dyshimet e para Hetuesit besojnë se ekziston një lidhje mes dy vrasjeve, megjithatë pas analizës mjeko-ligjore të dy trupave, ra në sy se gruaja ishte në gjendje dekompozimi, ndryshe nga trupi i foshnjes. Mbetet e paqartë edhe nëse...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                   