Kosova e Shqipëria tregojnë “muskujt” në Defender 25/ Stërvitje e përbashkët me amerikanët

Kosova e Shqipëria tregojnë “muskujt” në Defender 25/ Stërvitje e përbashkët me amerikanët

Nga Esido Barkaj Defender Europe 25 këtë të shtunë u stacionua në Bizë ku Forcat e Armatorusa Shqiptare, ato të Kosovës dhe Amerikane operuan në stërvitje të përbashkëta në kuadër të operacioneve shumëkombëshe. Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm shpjegoi rolin e ndërveprimit mes forcave aleate në lidhje me ndërveprueshmërinë që kërkohet në raste emergjencash apo rreziqesh në rajon dhe më gjërë. “Roli i amerikanëve janë prezent në kapacitetet që kemi ne në Bizë dhe janë pjesë e grup-batalionit duke ofruar kontributin me kompani xhiniere dhe kontributin e kapacitetit të mbrojtje të armëve në masë. Ata janë këtu për tu stërvitur sëbashku, për të arritur ndërveprueshmërinë me qëllim që të jemi gati në rast situatash, mbrotjej kolektive, apo situate në rajonin tonë do ta kërkojë ne...