Berisha: Votoni për ekonominë tuaj! Kreu i PD në Durrës: Rindërtimi ka ngecur për shkak të korrupsionit qeveritar

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha përcolli ne Durrës mesazhin se në 11 maj qytetarët vendosin me votë të nesërmen e familjeve të tyre.
“Këto zgjedhje janë para së gjithash për ekonominë, ekonominë, ekonominë”, tha Berisha,
Berisha shpjegoi edhe bazën e sloganit të opozitës në këtë fushate, “Shqipëria Madhështore”.

“Shqipëria Madhështore është Shqipëria në të cilën njerëzit nuk vuajnë për kafshatën e gojës.  Brenda tre muajve të parë të qeverisjes sonë to vendosim minimumin jetik 200 euro”, tha kreu i PD.
Takimi i Berishës për programin elektoral të PD, u zhvillua në një fasoneri, sipërmarrje e cila vuan pasojat e zhvlerësimit të euros.
“Narkoeuro është një goditje shumë e rëndë për mijëra punonjës dhe sipërmarrje. Ata sjelln kontejnerë dhe vagona me eurot e drogës dhe rrëzojnë përtokë euron në Shqipëri. Qeveria do kompensojë çdo qindarkë të kursit të euros për të gjithë eksportuesit, gjë e cila i bën ata të punojnë në kushte më të qeta, më të sigurta”, tha Berisha.
Kreu i PD Berisha ironizoi kryeministrin Edi Rama dhe strategjinë e tij për të komunikuar në rrjetet sociale me qytetarët.
“Njeriu që del çdo mëngjes dhe flet me vetë në një monolog dhe thotë se po flas me qytetarët, asnjë prej tyre nuk është qytetar, i shpik vetë, sot e ka ditën e tij”, tha Berisha.
Berisha vizitoi edhe disa familje që kanë mbetur pa shtëpi për shkak te tërmetit tragjik të nëntorit 2019
“Historia e tërmetit do të mbyllet përfundimisht brenda një viti”, premtoi lideri i opozitës.
Sipas kryetarit të PD procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar për shkak të korrupsionit qeveritar./viizonplus.tv