Big Mama finalistja e parë, Nena eleminohet nga Ferma VIP, humbi sfidën me Yllin

Mbrëmja e 20-të e spektaklit “Ferma VIP 2” në Vizion Plus nisi me shumë emocione, nën moderimin e Luana Vjollcës dhe praninë e opinionistëve Zhaku dhe Kastro Zizo. Një natë plot tensione dhe surpriza, ku u shpall finalisti i parë dhe ndodhën ndryshime të rëndësishme në lojë.

Big Mama ishte e zgjedhura e publikut si finaliste e parë e edicionit të dytë të Ferma VIP.
Pas shpalljes së finalistes, një tjetër moment i nxehtë ishte ai i sfidës vendimtare për dy prej fermerëve më pak të votuar Nennës dhe Yllit.

Për herë të parë, duke qenë se kjo ishte një sprovë fizike, Nenna vendosi që sfidën ta bënte një tjetër fermer, duke zgjedhur Anduelin për të luftuar në emër të saj. Por ndonëse përballja ishte mes dy djemve, ylli ishte ai që fitoi sfidën, duke eliminuar përgjithmonë Nennën nga gara.
Ndonëse na ndajnë më pak se dy javë nga finalja e madhe agai surprizoi edhe njëherë duke sjellë ndryshim të rregullave.
Nga mbrëmja e së premtes nuk do të ketë më kryefermer dhe të gjithë fermerët do të punojnë bashkë dhe do të ndajnë punët mes tyre pa një udhëheqës të caktuar. Ky vendim ka ngritur pyetje në lidhje me mënyrën e organizimit të fermës dhe ka rritur tensionet mes konkurrentëve.
Gjatë spektaklit nuk munguan as debatet, sfida e fundit e buxhetit, por dhe shumë rrëfime e emocione të bukura. Një televotim i hapur për fermerin që doni të mbani në fermë, do të përballë 4 më pak të votuarit sërish në sfidë të hënën e ardhshme.
Nën ritmet e bukur atë muzikës dhe dy të ftuarve special Pajtim dhe Elisa Strugës u mbyll edhe kjo mbrëmje, ndërsa 24 orë në 7 ditë të javës, Ferma VIP vjen për publikun në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, si dhe në ekranin e Vizion Plus.
/vizionplus.tv